MENU
klinika

Shifrat e MSH

“Zbutet” pandemia e koronavirusit/ Vetëm 8 të infektuar në 24 orë

16.01.2023 - 19:29

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Vlorë.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Janar 2023)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 243

Testime totale 2,025,293

Raste pozitive 333,072

Raste të shëruara 329,279

Raste Aktive 197

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141

Fier 22

Vlorë 13

Berat 6

Shkodër 5

Durrës 4

Lezhë 3

Gjirokastër 2

Elbasan 1.