08.01.2023 - 17:02
Zinedin Zidan është padyshim trajneri që shumë skuadra do të donin ta kishin si trajner, pas asaj që bëri me Realin e Madridit duke fituar tre Champions radhazi.
Siç raporton “L’Equipe”, për francezin kishte interesim nga ana e Portugalisë dhe Brazilit disa kohë më parë, por që të dyja u refuzuan nga vetë 50-vjeçari.
Së fundmi, prestigjiozja franceze shkruan se për të erdhi dhe një ofertë nga kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por që gjithashtu është refuzuar nga Zidan.
Raportohet se ai kërkonte stolin e Francës, por që Federata zgjodhi t’ia besonte sërish Deshampit dhe për këtë arsye, 50-vjeçari tashmë i ka hedhur sytë nga klubet.