Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar pas publikimeve të herëpashershme të hakerave iranianë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Dervishi thotë se prej muajsh po publikohen të dhëna çdo të hënë, por shprehet se vetëm 10 lista nuk bëhen publike.
Ai deklaron se këto lista mbahen aq sekrete sa nuk mund të bien as në dorë të hakerave e as të ndonjë agjencie të
“Lista e sekreteve që nuk na e marrin dot.
Prej muajsh çdo ditë të hënë hakerat iranianë bëjnë publike pothuaj çdo gjë, deri edhe llogaritë bankare të shqiptarëve, por sado të përpiqen hakerat ky vend do të mbaj disa sekrete që asnjë agjenci i të ligje të nuk do të arrijë kurrë t’i shtie në dorë
1. Listën e 28 mijë dëshmorëve!
2. Listën e 84 viktimave të 4 shkurtit!
3. Listën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit!
4. Listën e miqve shqiptarë të Mcgonigal
5. Listën e pastruesve të zyrtarëve të lartë!
6. Listën e investitorëve strategjikë.
7. Listën e patronazhistëve.
8. Listën e atyre që janë detyruar të shkarkojnë aplikacionin akt1visti.
9. Listën e pronarëve të kamerave të çmontuara nga policia.
10. Listën e këshilltarëve pa pagesë!”, shkruan gazetari.