MENU
klinika

Mega marrëveshja

550 mln euro në kasafortën e Premier League…

11.02.2023 - 21:22

Premier League nuk dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i saj drejtues ndaj ligave të tjera të mëdha europiane dhe është shumë afër mbylljes së një marrëveshjeje që do të sjellë gjithashtu të ardhura të reja në ligën më të mirë angleze të futbollit.

Sipas një raporti të Sky News, në një takim të mbajtur dje, 20 klubet e Premier League u informuan se mbyllja e një partneriteti gjashtë vjeçar me prodhuesin e lojërave video Electronic Arts (EA), producent i serisë historike të futbollit FIFA, do të sjellin një shumë afër 500 milionë paund (afërsisht 550 milionë euro) për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Si e tillë, marrëveshja siguron një konsideratë për klubet prej më shumë se 90 milionë euro në sezon në total, gjë që do të garantojë që EA do të mbetet partner i ligës dhe do të ruajë ekskluzivitetin për video-lojërat e saj.

Nëse marrëveshja shkon pa ndonjë rast, kjo do të thotë se klubeve u garantohet një dyfishim i të ardhurave të tyre në krahasim me kontratën aktuale. Në Angli kjo lëvizje perceptohet si një nga “kundërhelmet” ndaj Superligës Europiane. Kjo marrëveshje është e ndërthurur me divorcin e njoftuar tashmë mes EA dhe FIFA pas 30 vitesh bashkëpunim.

Seria e video-lojërave të quajtur FIFA, do të vazhdojë edhe pse do të ndryshojë emrin. Kompania e video-lojërave e listuar në Nju Jork, e cila ka një vlerë tregu prej rreth 30 miliardë dollarë, ka qenë një partner kryesor i Premier League që nga viti 2016.