MENU
klinika

Shuma më e madhe në historinë e evenimenteve sportive

6 miliardë dollarë baste për finalen e…

12.02.2023 - 18:00

Finalja e “Super Bowl” merr gjithmonë një vëmendje të madhe në botë, e cila mbledh përpara ekranit fansa të futbollit amerikan, por edhe shumë dashamirës të sportit.

Këtë vit në finale do të përballen Philadelphia Eagels me Kansas City Chiefs, e cila do të marrë pjesë në “State Farm Stadium” të Arizonës.

Kjo mund të quhet edhe si finalja e milionave, duke thyer një rekord në të gjitha evenimentet sportive, me plot 16 miliardë dollarë të luajtura në baste.

Favorit shihen Eagels, të cilët kuotohen me koeficientin 1.83, ndërsa Chiefs me koeficientin 2.

Një tjetër fakt interesant është edhe “mallkimi i monedhës”. Në tetë vitet e fundit, skuadra që ka fituar në hedhjen e monedhës përpara sfidës, ka humbur finalen.