MENU
klinika

Koha për sushi

A është i shëndetshëm ushqimi i ri i preferuar i shqiptarëve?

09.02.2023 - 10:40

Vitet e fundit edhe shqiptarët kanë krijuar një lidhje të veçantë me sushin; ushqimin më të famshëm të momentit. Mjafton të hapësh Instagram-in për të parë sa entuziastë janë njerëzit kur vjen puna tek sushi.

Përveçse është ushqim super fotozhenik, është i shijshëm dhe i shëndetshëm. Të paktën kështu besojmë, duke qenë se baza është peshk, nuk mendohemi fare për vlerat e tij të vërteta.

Në fakt, është i shëndetshëm, por sigurisht si çdo gjë tjetër ka përjashtimet e tij. Ka disa lloje sushi-sh për të cilat dietologët thonë se janë gati njësoj si patatet e skuqura përsa i përket vlerave ushqimore.Koha për sushi: A është i shëndetshëm ushqimi i ri i

Sigurisht, nuk përben problem që ato të konsumohen një herë në disa kohë, por kujdes. Nësenuk e ruani masën, mos u habisni nëse shtoni disa kilogramë.

Me pak fjalë, sushi është ushqim i shëndetshëm, por gjithmonë varet nga ajo çfarë ju porosisni kur shkoni nëpër restorante.

Si gjithnjë, opsionet më të shëndetshme janë sushit që kanë në përbërje të tyre avocado, karkaleca, perime apo oriz të zi.

Burimi: Women’s Health

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo më drekë sa për të kaluar radhën

6 ushqimet që mund t’i hash të ftohta në punë