MENU
klinika

Analiza

A mund ta ‘lëkundë’ tërmeti edhe karrigen e Erdoganit?

07.02.2023 - 17:28

Lëkundjet e tërmetit që ndodhen në Turqi jo vetëm që kanë tronditur tokën dhe jetën e milionave njerëzve por ato do të kenë dhe pasoja përtej asaj që mund të quhen njerëzore.

Ky tërmet, i cilësuar si një prej tërmeteve më të fortë të epokës moderne në zonën e Mesdheut, nuk mund të mos ketë pasoja në rajonin e Lindjes së Mesme i cili tashmë është në vetvete në nivelin politik shumë të brishtë. Tronditjet e orëve të fundit do të jetë elementi i ri i destabilitetit në Lindjen e Mesme.

Pas pandemisë si dhe luftës në Ukrainë mendohet se do të ketë një rritje rekord të çmimeve në elementet bazike nevojtare.

Tërmeti erdhi në mes të një fushate të nxehtë elektorale.

Më 14 maj në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Në këtë datë rizgjedhje e presidentit aktual RecepTayyipErdogan nuk është aspak e lehtë. Kujtojmë se në zgjedhjet administrative në 2019 parti e themeluar nga ky i fundit humbi shumë terren në qytetet kryesore si Stamboll, Ankara dhe Izmir.

Tensioni është shumë i lartë dhe këtë fakt e dëshmoi edhe dënimi me dy vjet për krye bashkiakun e Stambollit, EkremImamoglu, i cili është rivali kryesor i mundshëm i Erdoganit.

Tronditja e tërmetit do të jetë një sprovë vendimtare për presidentit turk.

Udhëheqja e tij mund të dalëpërfundimisht e suksesshme në këtë provë ose anasjelltas mund të dështoje totalisht. Përgjigja që qeveria do të mund t’u japë urgjencave të menjëhershme do të jetë çelësi për të kuptuar dinamikën e ardhshme zgjedhore. Rreziku shumë i fortë për Erdoganin është se një vend tashmë nën presionin ekonomik, që nuk ka dalë ende plotësisht nga kriza e pas pandemisë dhe me inflacion që arrin në 83% në bazë vjetore, mund të mos ketë të gjitha burimet e nevojshme për të përballuar ndikimin e tërmetit.

Në një të kaluar të afërme Turqia është përballur edhe me tërmete të tjera. Turqia ka eksperiencë në lidhje me këto dukuri natyrore, ndaj dhe ekipet e emergjencës janë të stërvitur dhe specialistë në këtë fushë. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me ndihmën, strehimin e personave të zhvendosur dhe për menaxhimin e të gjithë fazës së emergjencës, ku në këtë aspekt Ankaraja mund të hasë në vështirësi.

Dhe kjo mund të gërryejë më tej mbështetjen për largimin e liderit turk.

Ndaj dhe Erdogani është i vetëdijshëm për rreziqet dhe rëndësinë e ndërhyrjeve sa më shpejt të jetë e mundur, për të paraqitur para zgjedhjeve një plan të saktë rindërtimi.

Edhe pse epiqendra e tërmetit ishte në Turqi, tërmeti kishte pasoja mjaft të rënda edhe në Sirinë verior. Pamje shembjesh dhe rrënimi në orët e fundit janë servirur edhe nga Alepo dhe Latakia, qytete më shumë se 200 km larg nga epiqendra. Siria që nga viti 2011 është në një luftë civile. Dhe rajonet e prekura nga tërmeti janë ato në të cilat konflikti është ende shumë i pranishëm.

Rescuers search for victims and survivors amidst the rubble of collapsed buildings in Kahramanmaras, Turkey, after a 7.8-magnitude earthquake struck the country’s southeast on February 7, 2023. – A major 7.8-magnitude earthquake struck Turkey and Syria, killing more than 3,000 people and flattening thousands of buildings as rescuers dug with bare hands for survivors. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo by ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Një nga provincat më të shkatërruara është ajo e Idlibit, e vetmja që aktualisht është jashtë kontrollit të qeverisë së Damaskut. Historia na mëson se pasqyrimi i dukurive natyrore në dinamikën politike dhe ushtarake është i pashmangshëm. Për shembull në rastin indonezian, katastrofa ka përshpejtuar bisedimet e paqes midis qeverisë dhe rebelëve, ndërsa në rastin Sinhalez ka përkeqësuar më tej urrejtjen reciproke.Tërmeti i orëve të fundit ka ndikuar si në zonat nën kontrollin e qeverisë ashtu edhe në ato zona që janë nën drejtimin e milicëve të opozitës.

Një tragjedi kjo që mund të ndikojë për t’u mbledhur nën një ombrellë për përballimin e kësaj katastrofe, si dhe për të shmangur një numër të madh viktimash pasi qindra mijëra njerëz janë akoma nën gërmadhe që presin për t’u shpëtuar. Formimi i kampeve të improvizuara për personat e pastrehë tashmë si dhe sigurimi i ndihmës së shpejte mjekësore janë dy çështje të tjera që duhen të marrin zgjidhje nga të dy qeveritë. Por nuk përjashtohet mundësia që një kaos i tilla mund të çojë në një konflikt të dhunshëm. Diçka është mesë e sigurtë se, në një mënyrë apo tjetër, tërmeti do të ketë një ndikim të madh në luftën siriane. Një Turqi e dobësuar një Siri edhe më e paqëndrueshme, këto elementë do të formojnë gjithë mozaikun e Lindjes së Mesme.

Në këto orë po gërmohet nën rrënoja për të shpëtuar njerëz. Por që nesër pasojat politike dhe sociale të tërmetit do të paraqesin një faturë edhe më të rëndë për të gjithë Lindjen e Mesme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN