MENU
klinika

Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze

Abazoviç: U morën masa sapo u publikuan pamjet, por…

22.02.2023 - 18:28

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot në të cilat shihen disa policë malazez duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar dhe që prej asaj date janë ndërmarrë masa për punonjësit e Policisë.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por Abazoviç, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Në videot që janë shpërndarë në rrjetet sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efektivët dhunuan anëtarin e Kryesisë së PL

Pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

Nga nënkryetarët tek kryesia

Partia e Lirisë zgjedh strukturat drejtuese