MENU
klinika

“Sot ky vend është pa kryeministër”

Alibeaj flet pas dështimit të interpelancës me Ramën për çështjen “McGonigal”

02.02.2023 - 14:17

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj nuk arriti dot që të zhvillonte interpelancën me kryeministrin Rama lidhur me skandalin e McGonigal. Pas përfundimit të seancës së sotme kaotike, Alibeaj në një deklaratë për gazetarët tha se Rama zgjedh të heshtë dhe sipas tij heshtja tregon inkriminim. Sot ky vend tha Alibeaj është pa kryeministër.

“Është e turpshme që për një skandal të madh të bërë publik bazuar në dokumente të drejtësisë amerikane ka një pretendim që kryeministri të jetë përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë.

Kryeministri ka detyrim politik, institucional dhe gjyqësor ti përgjigjet kërkesës për interpelance personalisht dhe jo ta delegojë.

Takimet e personave të marrë si të pandehur janë takuar me të dhe jo me dike tjetër. Në këto kushte kur është në lojë imazhi i shtetit, më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në parlament dhe për të dhënë sqarim, a ka gisht në dhënien e 225 mijë dollarëve?

A është ai që ka dhënë informacione për të stisur një luftë kundër opozitës?

Ai do heshtë, heshtja e tij tregon inkriminim e tij. Ajo çka do të jetë sjellja e opozitës është të ushtrojmë detyrat tona në bazë të institucioneve politike.Të kurojmë që ai të dalë dhe të flasë. Nëse ai nuk vjen ai faktikisht ka ndodhur diçka. Sot ky vend nuk ka kryeministër. Ka dy seanca që nuk vjen dhe që nuk përgjigjet për një çështje”, theksoi nder te tjera Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët e PD përplasin duart në tavolinë

Interpelanca me Ramën/ Kryeministri refuzon opozitën