MENU
klinika

'Amici'

Alketa Vejsiu sjell talent show-n legjendar italian në Shqipëri!

27.02.2023 - 12:44

Alketa Vejsiu do të sjellë në Shqipëri një tjetër patentë italiane. Bëhet fjalë për produksionin artistik “Amici”, i cili prej vitesh ka mirëpritur shqiptarët e talentuar në Itali.

Burime për Anabel.al bëjnë me dije se producentja dhe moderatorja Alketa Vejsiu ka marrë patentën e programit të famshëm italian. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se produksioni ka nisur nga puna për ndërtimin e të gjitha strukturave që e bëjnë Amici-n një akademi.

Ndonëse mbetet akoma e paqartë data e fillimit të këtij projekti të ri, i cili zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Edhe vetë Alketa i ka konfirmuar këto zëra, duke ripostuar në Instagramin e saj postimin, teksa shkruan “E vërtetë”.

I njohur fillimisht si “Saranno famosi”, “Amici” është talent show më i gjatë në televizionin italian. I konceptuar dhe drejtuar nga Maria De Filippi, “Amici” u transmetua për herë të parë në vitin 2001.

“Amici” është një shkollë, në formën e akademisë, për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të bëhen balerinë profesionistë, këngëtarë, muzikantë etj. Konkurrentët ndjekin mësime të lëndëve të ndryshme, filmohen nga kamerat dhe qëndrojnë në një godinë të posaçme.

Kledi Kadiu, Ermal Meta, Klaudia Pepa, Ilir Shaqiri janë vetëm disa nga emrat e artistëve shqiptarë që kanë marrë pjesë tek “Amici” në Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alketa Vejsiu nuk përmbahet: Je e freskët si limon

‘Plas’ dashuria mes VIP-ave shqiptarë