MENU
klinika

"Ose t'i nxjerrë videot, ose.."

Anila Denaj kërkon përjashtimin maksimal të Berishës nga Kuvendi, mbledh 27 firma

13.02.2023 - 19:02

Mazhoranca ka kërkuar përjahstimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Parlamenti.

Kërkesa u bë gjatë seancës plenare nga ministrja Anila Denaj, e cila tha se Berisha duhet përjashtuar me afat maksimal me pretendimin se ka përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj ministreve.

“Sali Berisha nuk shmang asnjë diskriminim, por ka marrë edhe statusin e atij që mund të nxjerrë çfarë të dojë nga goja. Ose të nxjerrë prova, ose të kërkojë falje publike ndaj subjekeve të dhunës së shfrenuar. Gjatë ushtrimit të mandatit, sanksionet e rregullores lidhen me shkeljen e veprimtarisë së Kuvendit. Kjo deklaratë është depozituar sot dhe e keni marrë sot e kërkojmë që të shqyrtohet menjëherë. Më vjen keq për kryetaren e Aleancës së gruas, të cilat nuk është hera e parë është deklaratë e përsëritur, kësaj here i është bashkuar emri i ambasadorëve. Kjo është një gjuhë lincuese. Gjuha etike në këtë parlament duhet të jetë e saktë për të gjithë. Për mua është legjislatura e parë, por gjuha etike është për të gjithë.”, theksoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët