Disa orë pasi tërmeti vdekjeprurës goditi qytetin e Gaziantepit, ngjarjet sportive filluan të binin si domino, njëra pas tjetrës duke u shtyrë ose anuluar. Pritej që e njëjta të vlente edhe për kampionatin ballkanik të sallave të shtunën e ardhshme (11/2).
Këto ditë kishin filluar përgatitjet për kampionatin ballkanik që zhvillohet prej vitesh në Turqi, por pak orë më vonë ABAF u dërgoi një njoftim zyrtar federatave anëtare se kampionati anulohet.
Shqipëria gjithësesi do të ishte e gjymtuar për këto Lojëra Ballkanike kur dihet se tashmë ka të pezulluar kampionin e Ballkanit në kërcim të gjati Izmir Smajlaj dhe trajnerin e njëkohësisht presidentin e Federatës Sqhiptare të Atletikës Gjergj Rulin, për mashtrim me rezultatet. Ndërkohë që penalizohet këtu Luiza Gega e cila gjithashtu është kampione Ballkani.
ABAF është në diskutime me vendet e tjera anëtare, duke shqyrtuar mundësinë e zhvendosjes së ngjarjes në një vend tjetër.