Ish-ministri Arben Ahmetaj ka sqaruar se nuk është i përfshirë në procedurat për inceneratorin e Elbasanit, atë të Fierit dhe të Tiranës.
Ai pohon mes të tjerash se nuk e di se ku është Mirel Mërtiri.
“Unë se di ku është Mirel Mërti. Kjo letër nuk krijoi kurrë vendim qeverie. Ky është nul. E ka gjykuar SPAK. Nga ana juridike është nul. Unë po të them se kjo letër është nul nga ana juridike. Por edhe nëse do kishte krijuar, nuk është pjesë e procedurës. Nëse do dalim për populizëm, është e thjesht, Unë mund të ngjajë si ndonjë personazh filmi. Kjo letër është nul, pasi nuk ka prodhuar vendim qeveri, pra nuk ka të bëjë me procedurën. Pra Arben Ahmetaj s’ka qenë pjesë e procedurës te Inceneratori i Elbassanit, as i Tiranës dhe as i Fierit. Si ministër i financave në atë kohë, duke mos pasur pjesë fare për procedurën i thotë autoriteteve se..”, tha Ahmetaj në “Opinion”.