MENU
klinika

"Ja shuma e çmendur që u vendos"

Artan Hoxha tregon krisjen e miqësisë së Leonard Dukës me Ervis Martinajn

17.02.2023 - 11:38

Artan Hoxha ka folur për kapjen nga autoritetet belge, të Leonard Dukës, shtetas i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Duka u kap në një vilë private në Bruksel, por është e paqartë nëse Shqipëria do të arrijë ta ekstradojë. Hoxha bëri një përshkrim të armiqësisë mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, të cilët fillimisht ishin ortakë me njëri tjetrin.

“Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë qenë ortakë te lojrat e fatit. Kanë paguar taksa në këtë vend. Gjatë rrugës, aleanca u prish. U aludua për një 5 milionë euro që ia mori Maritnaj, Dukës. Në një moment përplasjesh njerëzit e Martinajt morën peng babain e Dukës. Pastaj Dukët u bënë aleat me kundërshtarë të tjerë të Martinajt. U vu një shumë, 5 milionë euro, kush i bënte atentat.

Këta kanë organizuar një atentat deri në aeroportin e Prishtinës. Të dy palët kishin në polici informatorë. Kishin shumë para kesh, sepse kontrollonin lojrat e fatit. Fati i Martinajt ishte që mjetet e blinduara të një politikani të rëndësishëm në Kosovë, vajtën për ta marrë. Martinaj nuk u godit aty.

Në momentin që filloi konflikti me Dukët, Martinajt iu shtua një kundërshtar që e njihnin mirë. Duka u bë kërcënim serioz. Pasi dështuan në Prishtinë, këta kanë vrarë Santiago Malkon, njeri të afërt të Martinajt. Nuk e vranë mendjen që do i kapte policia. Në momentin kur u eleminua Santiago Malko, fillon disheza e Martinajt.

Leonard Duka është kapur në një vilë private në Bruksel. Qëndronte në mes të Europës. Nga i gjithë grupi është i pari që kapet dhe është më i rëndësishëm. Prandaj quhej princi Darmian…

Fakti që kemi të bëjmë me personazhe të tillë, e kupton para 20 vitesh, që këta quheshin çerra lagjesh…

Tani ka një problem tjetër Shqipëria, do të jetë shumë e vështirë të ekstradohet. Ai mund të pengojë ekstradimin me studio ligjore”, deklaroi Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Hoxha: Ofroi 50 milionë euro për...

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Arrestimi i agjentit që shërbente si “taksist”

Artan Hoxha tregon telefonatën me Ervis Martinajn