MENU
klinika

"Të merren masat për deputetët që penguan punimet në Kuvend"

Balla pas përfundimit të seancës plenare: Nesër i drejtohemi sekretariatit

13.02.2023 - 20:10

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla përsëritit deklaratën e tij duke thënë se protesta dhe sjellja e opozitës brenda në Kuvend është një skenar pas nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin. Ai tha se të nesërmen PS do t’i drejtohet sekretariatit për të marrë masa për sjelljen e deputetëve të opozitës në seancën e sotme.

“Unë mendoj se çdo qytetar shqiptar e kupton skenarin. Ditën që dosja Gërdeci po përparon drejt një gjykimi të paanshëm për të siguruar që personat e përfshirë në këtë, kur u zbulua sesi jepeshin urdhrat në 21 janar, nuk ka qenë e papritur që të kishim një përshkallëzim të personit të akuzuar për këto dy ngjarje në raport me Kuvendin. Përpjekja e tyre për të penguar punimet e kuvendit është e kotë.

Megjithatë nuk mund ta lëmë kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat”-tha Balla.