Analisti, Mentor Nazarko i ftuar në “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News nga Tuzi i Malit të Zi, përpos takimit të sotëm mes Ramës dhe Abazovic, foli është për “Ballkanin e Hapur”, takimi i radhës i së cilit do të mbahet pikërisht në Malin e Zi.
Ai tha se Ballkani i Hapur ka sjellë rezultate pozitive dhe se mbështetet nga përfaqësuesi më i lartë amerikan, Escobar.
Nazarko shtoi se kundër “Ballkanit të Hapur” është Milo Gjukanovic në Malin e Zi, është opozita e Serbisë, Kroacia dhe Kosova.
“Rama e ka të lehtë ta mbrojë ‘Ballkanin e Hapur’ në Malin e Zi. Escobari zyrtari më i lartë e SHBA është pro kësaj nisme.
Është diçka që nuk ka asnjë gjë për të fshehur. Kundër Ballkanit të Hapur në Malin e Zi është Gjukanovic, është opozita serbe është Kroacia dhe Kosova.
Ballkani i Hapur ka rezultate pozitive. Në takimin Berlinit u firmosën disa marrëveshje, ndërsa Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia i kishin firmosur.
Ballkani i Hapur ka qenë një instrument që ka relaksuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe në aspektin e tregtisë.
Rama dhe Vuçiç në sytë e popullit, kanë një marrëdhënie miqësore. Ballkani i Hapur i shërben më së shumti Kosovës se Shqipërisë,” tha Nazarko.r.t/abcnews.al