25.02.2023 - 15:38
Vazhdon të përflitet rasti i pagesave të Barcelonës për Enríquez Negreira.
Sipas shtypit spanjoll, shumat e paguara ndaj ish-arbitrit (më shumë se 6.2 milionë euro, mes viteve 2001 dhe 2017) janë të gjitha të detajuara në dokumentet e ‘Football Leaks’, sipas muajve dhe sezoneve, me dhe pa TVSH.
Sipas ‘Infolibre’, këto fonde arritën në duart e Negreira përmes tre kompanive me të cilat ai ishte i lidhur.
Ndërkohë klubi katalanas shprehet se veprimtaria e tij burokratike është objektiv i sulmeve të ‘Football Leaks’.