MENU
klinika

"Nuk do ketë pikë të hapur në territor"

Bastet online, Ministria e Financave sqaron draftin

02.02.2023 - 09:42

Debati për hapjen ose jo të basteve sportive ka marrë një vëmendje të madhe nga politika shqiptare. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shprehur se ashtu sikurse në çdo mesazh të dhënë nga qeveria, asnjë pikë e basteve online nuk do jetë në territor.

Ministrja u shpreh se ashtu sikurse në çdo vend të botës, do të bëhen online. Ibrahimaj vuri në dukje se është duke u rishikuar ligji i basteve, por theksoi se do të zhvillohen vetëm online dhe se në territorin e Shqipërisë nuk do të këtë asnjë pikë fizike të hapur. “Jemi duke punuar për rishikimin e ligjit të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor, por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh, po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga informaliteti”, tha Ibrahimaj.

LIGJI
Që nga 1 shtatori 2022 po diskutohet për rihapjen e basteve sportive, të cilat siç dihet u mbyllën papritmas në fundin e vitit 2018. Sipas draftit të projektligjit për rihapjen e basteve, ndër të tjera trajtohet dhe aspekti i shoqërive prodhuese të programeve kompjuterike të basteve online. Drafti parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë për licencimin e shoqërive të basteve sportive dhe në veçanti dhe të shoqërive të prodhimit të platformave të zhvillimit të lojës së basteve sportive online. Ndërkohë, parashikohen që të jenë jo më shumë se pesë kompani të licencuara në rang kombëtar. Thirrja për dhënien e licencës do të zhvillohet nëpërmjet një njoftimi publik nga AMFL, në të cilën subjektet do të bëjnë ofertat e tyre dhe më pas komisioni i vlerësimit do përcaktojë fituesit.

Ligji për bastet online pritet të kalojë për miratim edhe në Parlament. Puna për ligjin e ri është ende në fazë fillestare dhe me shumë mundësi do të propozohet për miratim në Kuvend vitin a ardhshëm, ndërkohë që në sirtarë ka disa propozime e drafte të hartuara nga grupet e interesit. Qëllimi i ligjit nuk do të jetë rikthimi i basteve dhe lojërave të fatit në formën dhe numrin që kanë qenë para vitit 2019-t, por digjitalizimi i këtij sektori. Gazeta “Panorama” mëson se ka pasur një presion të vazhdueshëm nga grupet e interesit të këtij sektori për rihapjen e tyre, presion që është shtuar pas pandemisë. Rama u pyet gjatë një interviste të dhënë për “Huffington Post Italia” disa kohë më parë në lidhje me ndalimin e basteve dhe lojërave të fatit, në një kohë që në Itali po diskutohen disa nisma që propozojnë nga kufizimi i mëtejshëm, deri te ndalimi total i tyre.

“Duhej ta ndërmerrnim si vendim, sepse ishte një murtajë e shpërndarë gjithandej dhe me pasoja të rënda për të rinjtë dhe familjet. Por, interneti ka nxjerrë në pah problemin e informalitetit dhe evazionit. Duhet të gjejmë një mënyrë për ta kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur, pa u kthyer te sallat e mbushura plot me makineri parangrënëse, ku kriminaliteti bën miliarda. Duhet të gjejmë një rrugë për të formalizuar bastet digjitale”, deklaroi Rama.

LICENCAT
Kriteret për të marrë licencën nga kompanitë janë se shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë, të deklarojë burimin e kapitalit, të paraqesë kufizimet për ndryshimin e pronësisë së aksioneve, subjekti aplikues ose një nga aksionarët duhet të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në jo më pak se 3 shtete të OECD dhe jo më pak se 3 vite, të disponojë marrëveshjen me subjektin e licencuar për ofrimin/miratimin e programet/ sistemi/ëebsitet/aplikacionet të nevojshëm si dhe të ketë fuqinë mesatare të nevojshme të punonjësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do bëhet siç ndodh në të gjitha vendet e botës"

Bastet online, Ibrahimaj: S’do ketë pikë të hapur në territor


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin