Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha të mërkurën, se të dëmtuarit Karim Benzema dhe Eder Militao, të cilët mbetën në Madrid, do t’i bashkohen skuadrës në Rabat, përpara finales së Kupës së Botës për Klube të shtunën (20:00).
Madrilenët, të cilët eliminuan egjiptianët e Al-Ahly-t në gjysmëfinale (4-1) në mbrëmje e të mërkurës, do të përballen me sauditët e Al-Hilal në përpjekje për të fituar Kupën e Botës të pestë që nga viti 2014.
Goditur në pjesën e pasme të gjurit të djathtë, më 2 shkurt gjatë fitores kundër Valencias në La Liga (2-0), “Topi i Artë” 2022 fillimisht nuk ka udhëtuar për në Marok, ashtu si mbrojtësi Eder Militao, që është goditur në kofshën.
“Ata nuk janë rikuperuar plotësisht, Karim po bën shumë mire, por ka më shumë dyshime për Militao”,- u tha Ancelotti gazetarëve pas ndeshjes kundër Al-Ahly. Ata do të stërviten të premten dhe më pas do të shohim”.
Daniel Carvajal (me temperaturë) dhe Marco Asensio (problem muskulor) gjithashtu do të jenë të gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën, ndryshe nga Thibaut Courtois, i dëmtuar në këmbë dhe lojtarë të tjerë si Ferland Mendy dhe Eden Hazard.