MENU
klinika

Me gjashtë kupa evropiane

Benzema vazhdon të shkruajë histori në Champions League…

23.02.2023 - 15:42

Më 6 dhjetor 2005, një i ri Karim Benzema bëri debutimin e tij në Champions League me Olympique Lyon dhe shënoi golin e tij të parë kundër Rosenborg. Ishte paraqitja e tij e vetme atë sezon në kompeticion, por ai filloi një aventurë që e ka bërë atë të jetë një nga sulmuesit më të rëndësishëm në historinë e kompeticionit.

Që atëherë, ai nuk ka humbur asnjë sezon në kompeticionin më të lartë kontinental dhe ka shënuar në të gjithë, ku janë edhe dy golat e tij kundër Liverpool të martën e kaluar.

I vetmi që po ashtu ka shënuar për 18 sezone radhazi është Leo Messi, i cili debutoi në kompeticion një sezon më parë, në 04-05, por nuk shënoi në humbjen ndaj Shakhtarit. Një vit më pas ai bëri debutimin e tij në Champions League me një gol kundër Panathinaicos në fazën e grupeve. Që atëherë, ai nuk i ka munguar takimi me golin në 18 edicionet radhazi.

Benzema, i cili e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë në Champions League me 15 gola, rekordi i dytë më i mirë në historinë e kompeticionit, vetëm pas Cristianos me 17 gola në 13-14, është shënuesi i katërt më i mirë në kompeticion, në një duel që ai ka pasur për një kohë të gjatë me Lewandowskin. Me dopien e tij në ‘Anfield’, Benzema është tre gola prapa polakut, i cili në këtë edicion nuk do të mund të garojë pasi luan në Europa League.

Detaji i “vogël” mes 88 golave ​​për francezin dhe 91 për polakun është se i pari ka realizuar vetëm tre penallti, të tria përfunduan në gola (dy kundër Cityt dhe një kundër Sherifit) ndërsa katalanasi gjuajti 17 dhe shënoi 16. Sakaq këtë renditje e kryeson Cristiano me 140 gola, ndërsa Messi 129.

Gjithsesi, Karim e ka kaluar Raulin në ndeshjet e Champions League këtë sezon. Ai është futbollisti i gjashtë me më shumë ndeshje. Përpara do të ishin Messi (162), Casillas (181) dhe Cristiano (187).

Megjithatë, në tituj, Benzema është sulmuesi i vetëm aktiv me Cristianon, pesë here fitues në Champions League, për katër të Messit. Ndërsa CR7 arriti një me United dhe katër me Madridin, Karim i ka të pesë trofetë me ‘los blancos’.

Dallimi mes të dyve është se portugezi nuk do të ketë më të drejtë të arrijë Genton, futbollisti i vetëm në botë me gjashtë Kupa Europiane. Karim, të paktën, do ta ketë këtë plumb dhe një tjetër, pasi në parim do të rinovojë deri në vitin 2024.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”