MENU
klinika

S’përmendi njohjen reciproke

Kurti: S’e kam lexuar letrën e Blinken

15.02.2023 - 18:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me letrën që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i nisi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në një prononcim për mediat, numri një i qeverisë së Kosovës tha se ende nuk e kishte lexuar përmbajtjen e letrës, madje shtoi se as nuk e ka shkruar.

“Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë, prandaj besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke por ajo është në qendër,”-tha në fjalën e tij Kurti.

Sot, sipas mediave të Kosovës, ajo që ka në sy nga letra e Blinken ishte fakti se ai si herën e shkuar nuk e përmendte njohjen reciprioke mes dy vendeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN