MENU
klinika

Ja kush janë

Bllokuan punimet në Kuvend, përjashtohet Sali Berisha dhe tre deputetët demokratë

15.02.2023 - 18:28

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e katër deputetëve demokratë.

Sipas vendimit të marrë ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa deputetët Belind Këlliçi dhe Edi Paloka me pesë ditë pasi akuzohen se kanë bllokuar punimet e seancës plenare.

Gjatë seancës së të hënës deputetet socialiste kërkuan marrjen e masave ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me një deklaratë të bërë nga ky i fundit disa ditë më parë, ku u shpreh se disponon video të ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal me zyrtare shqiptare.

Kjo kërkesë e tyre nuk u prit aspak mirë nga ana e opozitës të cilët vijuan debatet në seancë duke penguar vijimin e punimeve.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, deputetët Belind Këlliçi dhe Flamur Noka u shprehën se se kanë bërë vetëm detyrën dhe kanë kërkuar të flasin në seancë, sepse për këtë arsye janë zgjedhur nga populli.