MENU
klinika

Protesta para parlamentit

Bylykbashi: Vendimi për përjashtimin e deputetëve të PD, i pezulluar

16.02.2023 - 11:18

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se vendimin për përjashtimin e deputetëve të PD tashmë është i pezulluar dhe si i tillë ata sot duhet të lejohen të hyjnë në Kuvend.

Sipas tij, deri sa të shqyrtohet ankimi i bërë prej tyre, deputetet do të hyjnë brenda në parlament.

“Është bërë ankim në byronë e kuvendit nga deputetet që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme me përjashtim nga seanca e sotme, ky ankim detyron kuvendin të pezullojë vendimin dhe deri në shqyrtim të ankimit deputetet kanë të drejtë të hyjnë në Kuvend”, tha Bylykbashi.

“Kemi kërkuar që deputetet të mos pengohen. Garda ka detyrën të zbatojë ligjin, përndryshe nuk jemi gjë tjetër përvese asaj që Rama po përdor kuvendin dhe rregulloren si instrumente represive”, u shpreh me tej deputeti i PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një orë para nisjes së protestës përballë Parlamentit

Çfarë do të ndodhë në selinë blu?