MENU
klinika

"Doni paqe apo të dërgoni fëmijët në luftë?"

Çështja e Kosovës/ Vuçiç akuzohet si tradhëtar

22.02.2023 - 14:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpesh është akuzuar nga opozita serbe si tradhtar në lidhje me çështjen e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për median serbe ‘N1’, ai pyeti kritikuesit e tij nëse donin paqe apo donin që të dërgonin fëmijët e tyre në luftë, duke nënkuptuar se nuk kishte mënyrë tjetër për të arritur atë që ata duan përveçse hyrjes në një konflikt të armatosur.

“Doni paqe apo doni të dërgoni fëmijët në luftë? Mos u ankoni sikur çdo gjë në këtë botë është tradhti”-tha Vuçiç.

Duke folur për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ai tha se situata do të vazhdojë të përshkallëzohet sepse në fjalimet e djeshme të bëra nga Putin dhe Biden, askush nuk foli për paqen por për fitoren ndaj palës tjetër.

“Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për Biden, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë. Është e qartë për ju se po shkojmë drejt ndezjes së mëtejshme të konfliktit, tha Vuçiç.

Për të tentuar zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, në 27 shkurt do të mbahet një takim mes Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel ku pritet të flitet për planin franko-gjerman, propozim të cilin Kurti tashmë e ka pranuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pjesë e problemit se përse nuk ka paqe në rajon”

Mediat serbe kritika Vuçiçit: Pse po investohet në armatime?