Rihanna bëri një rikthim spektakolar në hapjen e “Super Bowl” pasi i kishte munguar skenës për rreth 5 vite.
Ndërsa performanca e saj dhe zbulimi se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, janë për momentin kryefjala e çdo lajmi, por Rihanna u dallua edhe për veshjet e saj.
Këngëtarja ishte veshur e gjitha me të kuqe, duke u dukur sa casual aq edhe sportive. Por ato çka ranë më së shumti në sy ishin këpucët e saj.
Çfarë këpucësh kishte veshur Rihanna në pjesën e parë të Super Bowl?
Riri kishte veshur një palë atlete në një bashkëpunim mes Maison Margiela dhe markës sportive Salomon, të cilat janë të përballueshme në ecje dhe alpinizëm.
Të dyja markat kanë bashkuar karakterin e sportit me modën dhe futurizmin, duke krijuar MM6 X Salomon Cross Low, çmimi i të cilit është afërsisht 5000 dollarë.
Këpucët janë një model i ulët shumë i ngjashëm me modelet e tjera si XT-6 dhe Hike 2.
Ata janë gjithashtu rezistente ndaj ujit duke pasur parasysh materialin e tyre prej najloni.
Këpucët kanë gjithashtu një mbyllje Quicklace, duke hequr lidhëse dhe janë të shtrënguara me një lloj litari.
Pas performancës ikonike të Rihanna -s gjatë Super Bowl, nuk do të ishte befasi nëse kërkesat për këtë model këpucësh do të jenë në rrijte.