MENU
klinika

Champions/ Sonte 2 sfida të tjera për 1/8

Chelsea i bilanceve të trishta sfidon Dortmund-in!

15.02.2023 - 14:11

Sigal Iduna Park do jetë sonte dëshmitarja e një ndeshje tejet interesante mes Dortmund-it dhe Chelsea-s e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions League. Gjermanët që janë në garë edhe për Bundesligën do kenë përballë një kundërshtar miliarder në merkato, por që në 17 ndeshjet e fundit në drejtim të Graham Potter ka fituar vetëm 4.

Gjithsesi për anglezët sontë në fushë do rreshtohen yje si Mudryk apo Enzo Fernandez, të cilët do mbështesin Kai Havertz në sulm. Te Dortmundi për t’u parë me kujdes është mesfushori 19-vjeçar Bellingham, i cili do mbështet nga kapiteni Marco Reus dhe Emre Can. Në prag të ndeshjes trajneri i Chelsea-s Graham Potter është shprehur se ‘ai nuk e luan një ndeshje në rast se nuk mendon që e fiton atë’, ndërsa beson se londinezët e kanë mundësinë për ti shkuar deri në fund kompeticionit.

Ndërkohë në Belgjika surpriza e këtij sezoni Club Brugge do të presë Benfica-n, që gjithashtu mrekulloi në grupin e saj duke u kualifikuar si e para edhe pse kishte Paris SG dhe Juventus. Në prag të sfidës trajneri i belgëve Scott Parker ka thënë se ‘ata nuk kanë asgjë për të humbur’ dhe se ‘ka zbuluar pikat e dobta të portugezëve’.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”