MENU
klinika

Odegaard-Haaland

Çifti norvegjez, nesër në sfidën për trofeun e Premier League…

14.02.2023 - 14:15

Këtë të mërkurë do të luhet një premierë vendimtare Arsenal-Manchester City, një ndeshje në pritje, në të cilën skuadra e Pep Guardiolës, nëse fiton, do të arrijë në krye të tabelës atë të Mikel Artetës, ndonëse ‘Topçinjtë’ do të kenë ende një ndeshje pezull. Dhe në ‘Emirates Stadium’ do të ketë një duel mes dy figurave të mëdha norvegjeze, Martin Odegaard për Arsenalin dhe Erling Haaland për Cityn.

Në skuadrën norvegjeze, Odegaard jep asistime për Haaland. Këtë të mërkurë mesfushori dhe sulmuesi do të jenë në anë të ndryshme. Njëri, Odegaard, sot kapiteni i Arsenalit, u largua nga vendi i tij në 2015 për të nënshkruar me Real Madridin. Tjetri, Haaland, e bëri këtë në 2019, për t’iu bashkuar Salzburgut, nga i cili bëri kërcimin te Borussia Dortmund.

Aktualisht, në moshën 22-vjeçare, Haaland shkëlqen te City dhe është figura e madhe në Norvegji, e ndjekur nga Odegaard, 24. Odegaard është një nga çelësat për ta bërë Arsenalin lider të një Premier League që ‘Topçinjtë’ ëndërrojnë ta fitojnë për herë të parë që nga 2003-04. Për momentin mesfushori ka 8 gola dhe 7 asistime. Në vitin 2014, Odegaard, me Stromsgodset, u bë në moshën 15 vjeç e 118 ditë, lojtari më i ri që debutoi në kategorinë e parë norvegjeze.

Haaland ka 25 gola në Premier League, shifra që flasin vetë. Ai bëri kërcimin në City verën e kaluar nga ekipi i Dortmundit, ku tashmë ishte bërë një nga sensacionet më të mëdha në futbollin botëror. Ai shënoi 41 gola në sezonin 2020-21. Për këtë të mërkurë ndaj Arsenalit ai është i dyshimtë, pasi ka pësuar një goditje në ndeshjen e së dielës ndaj Aston Villas.

Odegaard dhe Haaland janë frymëzimi i madh për futbollin norvegjez, për të gjitha nivelet e tij dhe sigurisht për fëmijët që kanë filluar të luajnë këtë sport.