MENU
klinika

Alabbar: Nisin 1650 euro për metër katrorë

Çmimi i apartamenteve luksoze në Durrës

17.02.2023 - 11:40

Investitori Mohamed El Alabbar në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, ku zbuloi edhe çmimet marramendëse të apartamenteve në investimin madhështor që do të ndërtohet në Durrës.

Çmimet, sipas tij, variojnë nga 1650 euro deri në 2200 euro metri katror. Por kjo shifër ndryshon në bazë të pozicionit dhe pamjes që ofron apartamenti luksoz.

Grida Duma: Sa është çmimi që planifikoni për metër katrorë?

Mohamed Alabbar: E kemi nisur me 1650 euro për metër katrorë, ndoshta tashmë është katër përqind më e lartë. Apartamentet me pamje nga deti i kemi shitur me 2200 euro për metër katrorë. E rëndësishme është që unë i pyes njerëzit, ata thonë çmime të ekuilibruara. Ne duam të nxjerrim fitimet tona, por edhe njerëzit të blejnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN