MENU
klinika

Paditi ish-drejtorin e ARRSH-së

Damian Gjiknuri paraqitet në ambientet e SPAK

10.02.2023 - 11:09

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Gjiknuri është thirrur nga prokurorët në lidhje me një kallëzim që ai vetë ka bërë për rrugën Tiranë Elbasan në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës.

Bëhet fjalë për një padi të bërë nga Gjiknuri në vitin 2017 ndaj ish drejtorit të ARRSH-së Dashamir Xhika, për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Xhika ishte drejtor që vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste per Integrim.