17.02.2023 - 13:08
Kosova feston sot 15 vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të 2008, shqiptarët e Kosovës fituan të drejtën për të vendosur vetë për fatet e tyre. Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, “Tifozët Kuq e Zi” kanë bërë urimin e tyre.
“Dardani, u bëfsh Shqipëri”, shkruajnë TKZ. Grupimi i TKZ është ndër më të mëdhenjtë në mbështetje të kombëtares shqiptare të futbollit. Tanimë vec krenarisë në sport, tifozët nuk mund të harrojnë një datë të shënuar si kjo e sotmja.