MENU
klinika

Byroja e Kuvendit merr vendimin

Deputetët e PD përjashtohen nga punimet e seancave plenare

23.02.2023 - 11:37

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike nga punimet e seancës duke rrëzuar ankimimin e tyre.

Bëhet fjalë për 6 deputetët e përjashtuar të PD të cilët iu drejtuan me një letër Byrosë së Kuvendit, teksa e quajnë vendimin antikushtetuese dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi deklaruan se vendimi nr.39 i 21 shkurtit shkel nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.

Deputetët e përjashtuar janë

Sorina Koti

Elda Hoti

Greta Bardeli

Lindita Metaliaj

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN