MENU
klinika

Deputetja e PD tregon pse protestojnë

“1200 protestues nga Lezha, drejt Tiranës”

11.02.2023 - 12:57

Deputetja dhe kryetarja e PD-së së Lezhës, Lindita Metaliaj, ka bërë me dije se rreth 1200 protestues janë nisur sot drejt Tiranës për të protestuar. Nga Lezha, deputetja ka deklaruar se çdo qytetar ka 1001 arsye për të protestuar sot.

Ajo e ka cilësuar Ramën si arkitekt të largimit masiv të shqiptarëve, ndërsa thekson se skandali i McGonigal ishte qershia mbi tortë e korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Sot është një datë historike jo vetëm për PD-në, por për mbarë popullin opozitar dhe shqiptar. Është dita kur fillon numërimi mbrapsht kundër Edi Ramës. Padyshim që pjesëmarrja është masive. Çdo banor i Lezhës ka kërkuar t’i bashkohet kësaj proteste. Nga Lezha janë organizuar rreth 1200 protestues. Ka dhe pikënisje të tjera nga njësi të tjera amdinistrative dhe nga katedralja e qytetit të Lezhës. Çdo banor i Lezhës dhe çdo qytetar ka 1001 arsye për të protestuar sot. Skandali McGonigal ishte vetëm qershia mbi tortë e korrupsionit masiv kombëtar dhe ndërkombëtar. Rama është arkitekti i largimit të shqiptarëve”, shprehet Metaliaj.

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër