MENU
klinika

Alda Klosit i komunikohet masa e sigurisë në spital

Dëshmia e pastrueses që fundosi ish zyrtaren e kryeministrisë

06.02.2023 - 11:22

Alda Klosi, pak orë pasi është vënë në pranga afër mesnatës së të premtes, ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në orët e para të së shtunës, ajo mësohet se është dërguar për në spital ku ka nisur edhe trajtimin mjekësor, pasi nga të dhënat e Policisë mësohet se ka shfaqur probleme me zemrën. Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se ditën e djeshme Prokuroria ka paraqitur në kërkesë masën e sigurisë për ish-zyrtaren e lartë të Kryeministrisë, duke kërkuar lënien në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve, masë që me sa duket do të merret ditën e sotme në ambientet e spitalit.

Klosi, e cila u arrestua për një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe dëshmisë së rreme kryesisht, u ndalua pas një dëshmie që zgjati për orë të tëra të dhënë nga Rozeta Dobi, e cila gjendet në pranga që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, bashke me të birin e saj të vetëm, Havierin. Rozeta, e cila u akuzua se kishte kryer grabitjen në shtëpinë e punëdhënëses së saj ndërkohë që iu gjetën qindra mijëra euro nëpër shtëpi, bëhet me dije se ka vendosur të tregojë të vërtetën për gjithçka ka ndodhur, duke mohuar të jetë ajo autore, por që gjithçka ka qenë një ide për të fshehur paratë e Aldës në shtëpinë e saj.

DËSHMIA
“Kam vendosur të bashkëpunoj me Policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shteti. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku. Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër. Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar. Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve.

Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi tek apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para. Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për t’i sistemuar më vonë. Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë, shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e kërcënonte”, ka deklaruar Alda Klosi.

AKUZAT
Policia e Tiranës dha gjithashtu sqarime rreth arrestimit të ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi. Sipas Policisë së Tiranës Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale: “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Sendet që u vodhën nga nënë e bir
Në njoftimin e parë të bërë nga Policia më datë 7 janar, u tha se Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj kanë vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së nënë e bir, janë gjetur 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura. Në vijim të këtij operacioni, në 8 janar, Policia bëri një njoftim të dytë ky deklaroi se në shtëpinë e Rozeta Dobit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Në njoftim nuk specifikohet se këto para i përkasin Alda Klosit, por ka qenë dëshmia e pastrueses, e cila ka konfirmuar se i ka marrë te shtëpia e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqi probleme kardiake pas arrestimit

Alda Klosi shoqërohet me urgjencë në spital nga Policia


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin