MENU
klinika

Burimi i 120 mijë eurove

Dëshmitë kontradiktore, si e fundosi i vëllai Alda Klosin?

08.02.2023 - 14:01

Dëshmitë kontradiktore të dhëna nga Alda Klosi, kanë bërë zyrtares t’i vihet pranga. Burimi i 120 mijë eurove është justifikuar ndryshe nga ajo, e ndërsa i vëllai ka pasur një tjetër dëshmi.

Report Tv ka mësuar se vëllai i Alda Klosit, Leonard Çiko është shprehur se 120 mijë euro e ka marrë hua nga një shtetas që ka biznes në datë 2 nëntor 2022, rreth 1 muaj para nga deklarimi i Alda Klosit.

Nisur nga kjo dëshmi, është ngritur pyetja se “përse Alda Klosi nuk ka deklaruar në 15.12.2022, kur dhe ka ndodhur ngjarja vjedhjen e shumës prej 120 mijë euro që ishte marrë nga i vëllai dhe përse kjo shumë mbahej në banesën e marrë prej saj me qira.

“120 mijë euro nuk janë të miat, por i takojnë xhaxhait të ndjerë që i ka mbledhur nga kursimet e tij ndër vite”, mësohet të ketë thënë Alda Klosi.

“120 mijë eurot janë marrë hua nga një shtetas që ka aktivitet biznesi”, mësohet të ketë thënë vëllai i Alda Klosit.

Nga ana tjetër, e paqartë për grupin hetimor është fakti se përse edhe në dëshminë e dytë 6 janar 2023 ka vijuar i ka qëndruar dëshmisë së sa se paratë i përkasin xhaxhait të sëmurë në Amerikë dhe jo huaja e marrë nga i vëllai, me këtë të fundit që pretendon se ka edhe një akt noterial.

Pikërisht, për shkak të këtyre pyetjeve që nuk kanë marrë një përgjigje të saktë, ka bërë që policia t’i vërë prangat Alda Klosit pasi ka dyshimet të forta se këto deklarime janë të rreme me qëllim që të fshihet burimi i vërtetë të të ardhurave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘E fundosi’ pastruesja Rozeta Dobi me dëshminë e re

Gjykata vendos “arrest me burg” për Alda Klosin


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin