MENU
klinika

Nga lloji tek vendi ku do të xhirohet

Detaje të reja nga emisioni që pritet të sjellë Luana

20.02.2023 - 13:11

Ndonëse vetëm mbrëmjen e djeshme përfundoi sezonin e parë të “Zemër luana”, Luana Vjollca duket se ka nisur punën për emisionin e saj të ri i cili do të transmetohet në verë.

Sërish nën logon e “Klan” moderatorja do të sjellë formatin e “nxehtë” “Love Island”. Ky format është një program dashurie ku disa të rinj duhet të gjejnë dashurinë, por që do të vihen edhe përballë sfidave e lojërave të ndryshme e të vështira. Programi do të xhirohet në Palasë.

“Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri. I njëjti format në botë ka rezultuar shumë i suksesshëm, ndonëse në vendin tonë do të na duhet të presim për të parë reagimin e publikut përballë një emisioni të tillë të “nxehtë”.

Kujtojmë që më herët lëvizjen e saj nga “Top Channel” në “Tv Klan”, ajo e njoftoi në ditën e saj të lindjes.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të ftuar që vënë në siklet moderatorët

10 momentet më pikante në televizionet shqiptare