MENU
klinika

Pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare!

Dhuna ndaj politikanit Petraq Milo/ Si ndodhi ngjarja

23.02.2023 - 11:08

Dy efektivët e Policisë Malazeze, të cilët dhunuan politikanin Petraq Milo, janë vënë në pranga ditën e djeshme.

Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët, të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar në pikën kufitare Sukubinë – Murriqan pedagogun dhe politikanin e njohur shqiptar, janë tashmë në pranga. Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, ndërsa një ditë më parë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë dhunën ndaj tij. Ka shkaktuar reagime të forta publikimi në Mal të Zi në rrjetet sociale i një videoje, e cila tregon keqtrajtimin e profesorit Petraq Milo, ish-këshilltar i ishPresidentit Ilir Meta. Milo ka rënë pre e veprimeve arbitrare e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi.

Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në Pikën Kufitare Sukobinë-Murriqan, afër Ulqinit, por është bërë publike vetëm tani. Policia njoftoi se janë marrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë personave të përfshirë në incident dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë. Në 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha se një pjesëtar i Policisë së Malit të Zi kishte “keqtrajtuar një shtetas shqiptar” dhe kishte kërkuar nga autoritetet që të zbulojnë se çfarë kishte ndodhur në pikëkalimin kufitar.

“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bën thirrje organeve kompetente dhe Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic, që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga Policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situatë”, u tha në njoftim. Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet se si një burrë nga automjeti u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”.

Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina shtetasin e huaj. Partia Alternativa Shqiptare e cilësoi episodin si “një incident i tmerrshëm, shkatërrues për Malin e Zi”, që ndodhi pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive në 27 shkurt. Milo ka qenë nga viti 2005 deri më 2013 këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Po ashtu, më 2019, ai ishte emëruar këshilltar ekonomik i Presidentit.

Bajraktari: Sjellje çnjerëzore, nuk e meritojnë shërbimin civil
Kryetari i Bashkisë së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka reaguar pas rastit të dhunës të një zyrtari të policisë malazeze ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo. Pamjet janë publikuar edhe nga mediat malazeze ku thuhet se Drejtoria e Policisë është duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur në pikën kufitare Sukobin-Murriqan pasi u njoftua se oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë keqtrajtuar brutalisht një shtetas shqiptar. Bajraktari ka kërkuar që sa më shpejt të dënohet sjellja çnjerëzore e zyrtarëve duke shkruar se pret një reagim të shpejtë nga organet kompetente.

“Në emër të Komunës së Ulqinit, dënojmë ashpër sjelljen çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë. Prandaj presim reagim të shpejtë dhe adekuat nga organet kompetente. Kërkojmë që, Policia të bëjë një hetim urgjent dhe profesional dhe të ndëshkojë të gjithë ata që me sjellje të pahijshme dëmtojnë imazhin e shtetit. Aq më tepër që është shtetas i huaj dhe i moshuar! Njerëz të tillë thjesht nuk kanë vend në shërbimin civil!”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efektivët dhunuan anëtarin e Kryesisë së PL

Pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze