Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë. Ende nuk dihen motivet ose nëse ka qenë e qëllimshme. Mjeti është në pronësi Mateo Dersniku, i cili nuk është me precedent penal.
Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte, gjithsesi kamerat e sigurisë që janë ne zone dhe hetimet do te zbulojnë ngjarjen nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.
“Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”- thuhet në njoftimin e policisë.\