MENU
klinika

Kategoria e Parë “zjarr” / Kush do të ngjitet direkt?

Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari, sprint final për 2 bileta

24.02.2023 - 14:12

Kategoria e Parë ësh të kthyer këtë se zon në një Superiore në miniaturë dhe janë vetë emrat e klubeve që e imponojnë këtë.

Dinamo, Flamurtari, Skënderbeu, Besa, Apolonia, Tomori, Lushnja dhe Besëlidhja, jo vetëm kanë qenë historikisht në elitën e futbollit shqiptar, por pjesa dërrmuese e tyre janë shpallur disa herë kampionë të vendit, si dhe kanë fituar Kupa dhe Superkupa të Shqipërisë.

Pas 16 javësh kampionat, gara në Kategorinë e Parë është bërë shumë interesante, jo thjesht për faktin se në treshen e parë janë Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari.

Më intrigues e bën vazhdimësinë e sezonit formula që ka kampionati, pasi në Superiore ngjiten vendet 1 dhe 2, ndërsa katër vendet e fundit zbresin direkt.

Nga ana tjetër, ato skuadra që e mbyllin në pozicionet 9 dhe 10, zhvillojnë ndeshje “play out” për qëndrimin në kategori.

Por, çfarë ndodh me kreun dhe cilat mund të jenë ekipet që do të ngjiten direkt në elitë dhe sa mund të ndikojnë klubet e vendeve 3, 4, 5 dhe 6 do të luajnë ndeshje “play off” për t’u përballur më pas me skuadrën që mbyll e teta në Superiore?

Në kushtet kur klube me shumë histori si Apolonia, Lushnja dhe Besëlidhja po luftojnë për mbijetesë dhe e kanë të vështirë të synojnë gjëra madhore për momentin, është krijuar një mes i artë me Korabin dhe Besën, që mund të sikletosë shumë në vazhdimësinë e garës treshen Dinamo-Skënderbeu-Flamurtari.

Lufta për kreun u bë “zjarr” në javën e fundit, kur blutë e kryeqytetit humbën në Burrel, ndërsa korçarët dhe vlonjatët përfituan.