MENU
klinika

Vdekja e 60-vjeçarit

Drejtori i spitalit Shkodër reagon pas dëshmive të banorëve

15.02.2023 - 10:59

Drejtori i spitalit rajonal te Shkodrës Senad Halluni ka reaguar pas ngjarjes se mbrëmshme te zjarrit që i mori jetën shtetasit Kapllan Nasufi.

Fqinjët deklaruan se ambulanca ka shkuar me vonese ne vendngjarje, por drejtori Halluni shprehet se ambulanca pas njoftimit nga zjarrfikëset qe është e regjistruar ne sistem si telefonata e pare ka shkuar vetëm 7 minuta pas këtij njoftimi.

Drejtori Halluni thotë se 7 minuta është një kohe optimale për te shkuar ne vendngjarje.

Ai i bën thirrje qytetareve qe ne raste te tilla te njoftojnë vete shërbimin kombëtar te urgjencës dhe jo t’ia lene zjarrfikësve sepse janë minuta te humbura.

“Duke parë dhe pretendimet e familjarëve dhe të njerëzve më duhet të sqaroj disa pika, të cilat janë të verifikuara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 dhe njoftimi nga qendra e koordinimit të urgjencave ka qenë 22:46. Nga kjo orë deri në mbërritjen e ambulancës së parë janë konsumuar 7 minuta dhe zjarrfikëset kanë qenë duke kryer detyrën e tyre për të ndalur zjarrin dhe ndërhyrja nga ana mjekësore ka qenë e pamundur. Pra 7 minuta pas zjarrfikëses ka shkuar ambulanca. Në orën 22:56 është nisur edhe ambulanca e dytë. E para ka bërë transportin e zonjës dhe është nisur direkt në kirurgjinë e djegies plastike. Ka mbërritur ambulanca e dytë e cila ka qenë në vendngjarje derisa ka dalë i shkrumbuar trupi i të ndjerit. Në gatishmëri ka qenë edhe ambulanca e tretë.

I bëj thirrje qytetarëve që të lajmërojnë vetë 127, është numri i urgjencës kombëtare që bën gjithë koordinimin në Shqipëri”, tha drejtori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një 55-vjeçar digjet brenda objektit (EMRI)

Zjarr në një banesë tek komuniteti egjiptian në Shkodër