MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur me çiftin?

Dyshime për një ‘krisje’ mes Elhaidës dhe Ledianit

16.02.2023 - 10:58

Historia e dashurisë që nisi në “Dancing With the Stars” mes Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt, bëri jo pak bujë në rrjet. Por, pavarësisht komenteve negative dhe kritikave që morën nga ndjekësit, Elhaida dhe Lediani vijuan romancën e tyre, gjë të cilën e tregonin edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Deklaratat e tyre të dashurisë nuk munguan si në emision, ashtu edhe në Instagram dhe nisur nga kjo, mund të pritej të paktën një urim për “Ditën e të Dashuruarve”. Dje kemi parë shumë çifte të showbiz-it shqiptar duke bërë urime dhe dhurata, por një gjë e tillë mungoi nga çifti Elhaida-Ledian.

Këngëtarja duket se e ka kaluar një pjesë të ditës së Shën Valentinit, me shoqen e saj. Këtë gjë e ka treguar vetë Elhaida përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka ndarë asnjë foto dhe asnjë urim për Ledianin.

E njëjta gjë shihet edhe në Instagram-in e Ledianit, ku nuk ka asnjë urim për Elhaidën.

Nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për një krisje mes çiftit, apo nëse ata kanë preferuar ta mbajnë për vete “festën” e tyre. Vlen të përmedet edhe se dyshja e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe i mbajnë ende fotot e përbashkëta në profilet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet nëna e balerinit pas gjestit të të birit!

Elhaida Dani nuk u pranua nga familja e Ledian Agalliajt?