MENU
klinika

Rinovimi me Realin varet nga Kros dhe…

E ardhmja e Luka Modriç

15.02.2023 - 16:01

Me trofeun e Botërorit të Klubeve në kabinet, Reali i Madridit pritet të nisë pjesën më të rëndësishme të sezonit, ku në pak javë mund të vendosen fatet e tij në La Liga, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit.

Por në Madrid po mendojnë edhe për të ardhmen e lojtarëve, veçanërisht të atyre që kanë shkruar historinë e klubit. Mes tyre Modriç, i cili nuk ka rinovuar ende dhe po mban pezull klubin.

Në Madrid janë gati të rinovojnë me të, por në një analizë të saj, gazeta “Marca” ka nënvizuar se rinovimi i kroatit lidhet dhe me atë të Krosit dhe afrimin e mundshëm të Bellingam.