MENU
klinika

"Nuk po mendoj për rinovimin"

E ardhmja me Ferrarin, përgjigja e Lëklerk “shtang” fansat

22.02.2023 - 14:26

Sharl Lëklerk shihet si piloti që do t’i sjellë titullin kampion Ferrarit në Formula 1, me “kokëkuqen” që e pret këtë prej më shumë se një dekade.

Gjithsesi piloti monegask duket se nuk është i fokusuar te rinovimi i kontratës me skuadrën italiane, duke i “shtangur” në një farë mënyre fansat e Ferrarit.

“Tani e rëndësishme është gara. Rinovimi i kontratës nuk është në qendër të mendimeve të mija, ndoshta se janë dhe dy vite të mbetura. Ka akoma shumë kohë për ta diskutuar këtë”, ishin fjalët e 25-vjeçarit.