MENU
klinika

Marrëdhëniet Serbi-Kosovë

E plotë/ Zbardhet draft propozimi i BE

15.02.2023 - 15:21

Zbardhet draft propozimi i Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Gjithsej ky draft, i publikuar nga Dukagjini, përmban 11 nene që të dyja palët do të duhet të zbatojnë ose në të kundërt nuk do të marrin asnjë financim nga Bashkimi Evropian.

Edhe pse në planin evropian nuk përmendet në mënyrë direkte njohja reciproke, dokumenti parashikon respektimin e integritetit territorial dhe si pasojë paprekshmërinë e kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe dokumentave zyrtare.

“Palët do të zhvillojnë në mënyrë reciproke marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin në mënyrë reciptoke dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.”

Në propozim në vëmëndje tyë vecantë është edhe anëtarësimi në bashkimin evropian dhe në institurcione të tjera ndërkombëtare, ku ndër të tjerave theksohet se asnjëra nga palët nuk duhet të pengojë palën tjetër në integrim.

“Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë vendet anëtare të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre drejt anëtarësimi në BE bazuar në meritat e tyre.”

Prishtina dhe Beogradi do të duhet të krijojnë një minision të përbashkët për të vezhguar zbatueshmërinë e marrëveshjes. Po ashtu bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, shkencën dhe teknologjinë do të jetë i domosdoshëm.

“Palët bien dakord që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.”

Të dyja vendet do të duhet të angazhohen që të gjitha mosmarrëveshjet e tyre të zgjidhen në mënyrë paqesore.

“Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.”

Be është angazhuar të krijojë një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe. Kjo pikë do të zbatohet pas 150 ditësh, edhe vetëm kur të dyja palët të kenë plotesuar të gjigja nenet e nënshkruara. Mirëpo, pika që ka shkaktuar polemika të ashpra mes prishtinës dhe beogradit është neni 7, krijimi i asociacinit për komunitetit me shumicë serbe në kosovë dhe zyrtarizim të kishës serbe.

“Të dyja palët do të angazhohen për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve. Kosova, në disa fusha specifike, duhet përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës. Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.”

Kryeministri Albin Kurti, e ka cilësuar një bazë të mirë propozimin, megjithatë është shprehur kundër krijimit të asociaciacionit me shumicë serbe. Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se nuk do ta pranojë nëse nuk do të plotësohen 6 kushtet e paraqitura, ku ndër të tjera thuhet se nuk duhet të jetë njëetnik, të jetë në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe të zbatohet pas marrëveshjes finale me njohjen reciproke në qendër. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se Beogradi do të duhet të pranojë propozimin franko gjerman pas presioneve të vazhdueshnme, mirëpo nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

DRAFT PROPOZIMI i BE-së
Palët Kontraktuese,

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes,

Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin e frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë si dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës,

Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit territorial, sovraniteti dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për
paqe,

Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjen e ndryshme të palëve për çështjet themelore, përfshirë çështjet e statusit,

Dëshira për të krijuar kushtet për bashkëpunim mes dy paleve në favor të popullit Kanë rënë dakord:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë në mënyrë reciproke marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do të njohin në mënyrë reciptoke dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4
Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5
Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë vendet anëtare të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre drejt anëtarësimi në BE bazuar në meritat e tyre. Të dyja Palët do të respektojnë vlerat e referuara në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6
Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët bien dakord që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Detajet do të caktohen në marrëveshje shtesë, të cilat do të jenëtë ndërmjetësuara nga BE-ja.

Neni 7

Të dyja palët angazhohen për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë.
Kosova, në disa fusha specifike, duhet përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë përkatëse. Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9
Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10
Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

Neni 11
Të dyja palët angazhohen të respektojnë “Udhërrëfyesi i Zbatimit” e marrëveshjes.

“Rrugetimi” i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Udhërrëfyesi i Zbatimit
1.Ky plan përbën një pjesë integrale të Marrëveshjes.

2. Kjo shtesë përshkruan sekuencën e ngjarjeve për zbatimin e Marrëveshjes.
Këto ngjarje rrjedhin nga detyrimet e Palëve të përmendura në nenet 1,4,7,
8, 9 dhe 10 të Marrëveshjes. Të gjitha nenet e tjera do të hyjnë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

3. Jo më vonë se 15 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, ekipi Menaxhues do të mblidhet për të paraqitur një draft të parë të Statue për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, pas të cilit palët do të fillojnë menjëherë negociatat nën lehtësimin e BE-së.

4. Me paraqitjen e draftit të parë të Statue dhe nisjen e negociatave mbi të, palët do të vendosin zyrtarisht hyrjen në fuqi:
a) Njohjen reciproke e dokumenteve dhe simboleve kombëtare të tyre përkatëse
dhe
b) Shkëmbimin e misioneve të përhershme në bazë të një marrëveshjeje paraprake.

5. Palët angazhohen të finalizojnë negociatat dhe të bien dakord për statujën në një
afati i përshpejtuar, por jo më vonë se afati i parashikuar në nenin 8 të këtij
plani. Kosova angazhohet të sigurojë qëndrueshmërinë ligjore të Statujës së rënë dakord, duke miratuar atë me një dekret.

6. Brenda 30 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Palët do të krijojnë një
Komitet të Përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes, të kryesuar nga BE, teksa do të bie dakord mbi Termat e Referencës së Komitetit.

7. Brenda 30 ditëve pas themelimit të Komitetit të Përbashkët, Kosova do të
Zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të fillojë
procedurat e brenshme për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja

8. Brenda 150 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, BE-ja, së bashku me donatorë të tjerë. Do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë për të miratuar një investim të veçantë dhe paketa financiare. Asnjë financim nuk do të bëhet përpara se BE-së të konfirmojë se të gjitha këto pika dhe neni 4 i marrëveshjes themelore janë zbatuar plotësisht.