MENU
klinika

E rëndë në maternitetin “Koço Gliozheni”

E reja humb jetën pak ditë pasi lindi foshnjën

01.02.2023 - 13:16

Pas Elbasanit një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Mësohet se e reja ka ndërruar jetë pas lindjes natyrales. Lindja është kryer ditën e shtunë. Pasi ka qëndruar në spital 24 orë, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.

Gruaja e re ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është ranimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji dhe nuk ka pasur probleme në lindje.

Nderkohe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për te konfirmuar shkakun.