MENU
klinika

Pas seancës së tensionuar parlamentare

Edi Paloka kërcënon publikisht: Rama ikën me dhunë, duhet të ketë detyrimisht forcë

13.02.2023 - 23:35

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka pranoi se duhen gjetur forma të tjera për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Paloka, në fjalën e tij gjatë emisionit “Now” tha se Rama nuk ikën ndryshe përveçse me dhunë dhe nisur nga qëndrimi i palës tjetër nuk përjashtohet përdorimi i forcës në protestat e radhës.

“Unë kam pikëpamje pak më ndryshe të revolucionit dhe si rrëzohet Rama. E kam thënë më se një herë se Rama ikën me dhunë, se ai nuk do lejojë kurrë që të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Një diktator ikën me dhunë, që t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira. Ai është fshehur se e nuk e di çfarë do dalë andej, se e kanë shitur ata që kishte afër. Duhet largimi i Ramës me forcë. Duhet të ketë detyrimisht forcë duke parë reagimin e palës tjetër,”- tha Paloka.