MENU
klinika

"Datën do e vendosim në Berlin me kancelarin Scholz"

Edi Rama jep lajmin nga Podgorica: Samiti për Procesin e Berlinit do mbahet në Tiranë

27.02.2023 - 17:45

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Podgorica se në vjeshtë, në Tiranë do të mbahet një tjetër Samit i rëndësishëm që pason atë të 6 Dhjetorit. Në konferencën e përbashkët me homologun Abazoviç, Rama tha se Samiti i Procesit të Berlinit do mbahet në vjeshtë.

“Procesi i Berlinit do të ketë samitin e vetë në Tiranë, në fillim të vjeshtës. Data për t’u përcaktuar në takimin që unë do të kem së shpejti në Berlin me kancelarin Scholz”, u shpreh Rama.

Këtë deklaratë kryeministri shqiptar e ka bërë teksa ka vlerësuar dëshirën e Dritan Abazoviç për një Samit të Ballkanit të Hapur, në qershor 2023, në Malin e Zi.

“Kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror. Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinj dhe mund të bëjnë shumë më tepër sesa kanë bërë deri më sot. Në këtë kontekst përveç sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj mundësie dhe vëllazërie në fqinjësi bëhet edhe më e madhe.

Kemi vizituar Kievin dhe presidentin Zelensky, në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar që në momentin e parë në krah të Ukrainës, të dy vendeve anëtare të NATO-s dhe si vizita jonë në Kiev, si përpjekjet tona të përbashkëta, janë themeli i një marrëdhënie që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u thelluar më shumë”, u shpreh Edi Ram

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mburremi me krenari e rrahim gjoksin”

Abazoviç: Problemi ynë është patriotizmi i rremë!

Ç’do të ndodhë në Podgoricë

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mal i Zi


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”