MENU
klinika

Rrjeti 'zien' për të

Efi paralajmëron projektin e ri!

22.02.2023 - 14:39

Atë që nuk e arriti me pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen”, Efi Dhedhes e arriti me hyrjen e saj në “Big Brother Vip Albania”. Pikërisht ky format e ktheu atë në pak kohë në emrin e dytë më të komentuar dhe të pëlqyer nga publiku shqiptar (pas Luizit).

Ndonëse rrugëtimi i saj në shtëpi nuk zgjati sa do të donte ajo dhe ne të gjithë, Efi është shprehur se e ka fituar “Big Brother-in” e saj, që është dashuria e publikut.

Të gjithë këtë vëmendje me siguri, ish-banorja e “BBV” do ta shfrytëzojë për planet e saj të ardhshme, për të cilat ka zbuluar pakëz sot. Me ana të një fotoje në Instagram ajo paralajmëron gjërat të bukura rrugës. Efi është shfaqur me një fotograf, duke mos zbuluar më detaje.

Të jetë ndonjë fotosesion?

Më herët kujtojmë që bujë të madhe bëri një “thashethem” i nxjerrë nga ambientet e Top Channel-it, ku thuhej se Efi mund të zëvendësojë Borën në Për’puthen.

Nga konkurrente, në moderatore do të ishte një hap galopant për Dhedhes. Ndonëse akoma nuk ka një reagim nga Efi, disa ditë më parë Bora është pyetur në lidhje me këtë çështje, ku as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për’puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora Zemani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Opinionistja e re dhe banorët e fortë

Balina Bodinaku komenton “BBV2”: Ja kë shoh fitues(e)

“Produksioni të sheh si investim”

Amos Zaharia zbulon “prapaskenat” e “BBV”