MENU
klinika

E 'zëvendësoi' me një person të pasur

Epiteti i ‘rëndë’ me të cilin Blero i referohet Afronës!

12.02.2023 - 12:27

Një person me emrin James, disa ditë më parë publikoi një foto në Instagram ku dukej me Afrona Dikën. Ky imazh bëri xhiron e rrjetit me shpejtësi, duke u aluduar si i dashuri misterioz i modeles shqiptare.

Mirëpo kush është James? Nuk vonoi shumë dhe u zbulua se personi në fjalë, jo me origjinë shqiptare është CEO i një kompanie të njohur. Ai është një nga dizajnerët më të mirë të enterierëve në Zvicër.

Bashkë me partnerin e tij të biznesit, ai ka ndër studiot më të njohura në Zvicër, shtetin ku aktualisht punon dhe jeton edhe Afrona Dika.

James i cili është drejtor i përgjithshëm i kompanisë ka studiuar në shkollën e Artit dhe Dizajnit Industrial të Zyrihut. Për disa vite, ka punuar në Londër.

Pas fotos së James edhe ish-i i Afronës, Blero Muharremi ka diçka për të thënë. Këngëtari ka ndarë një shprehje ku thuhet: “Nuk mund ta bësh një “gold digger” shtëpiake”.

“Gold Digger” është term që përdoret kryesisht për vajzat që përfshihen në lidhje romantike me meshkuj të pasur me qëllimin e vetëm përfitimin financiar prej tyre, në para apo dhurata. Në këtë rast ky është epiteti me të cilin Blero i është referuar Afronës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari zbulon planet e afërta për martesë!

Dashuria ‘lulëzon’ sërish për Bleron