MENU
klinika

Përfundon takimi me Kurtin

Erdogan: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE dhe NATO

03.02.2023 - 22:59

Ka përfunduar takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tajip Erdogan dhe kryeministrti Albin Kurti të zhvilluar ditën e sotme në Turqi. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Stamboll, presidenti turk Recep Tajip Erdogan deklaroi se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për dialogun mes Kosovës e Serbisë, nëse i kërkohet një gjë e tillë. Erdogan gjithashtu ka premtuar mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Atë kohë, kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe ma komunikuan që SHBA-ja e kishte njohur si vendi i parë, dhe thashë se ne do të jemi vendi i dytë që e njohim Kosovën. Qoftë e hajrit. Është domethënëse kjo. Tani janë 117 shtete që e njohin. Shpresoj që procesi i dialogut me Serbinë, të mbyllet duke e siguruar paqen dhe stabilitetin e qendrueshëm në rajon. Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të jap kontribut të nevojshëm nëse kërkohet kjo nga palët,”-tha Erdogan.

E në anën tjetër, kryeministri Kurti ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën që nga roli i saj në ndërhyrjen e NATO-s e deri te përkrahja për anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike dhe në Këshillin e Evropës.

“Sot, bashkë me Presidentin Erdogan biseduam për raportet miqësore që kemi dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë me vullnetin e dyanshëm që e kemi. Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Jemi gjithmonë mirënjohëse për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend; për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve; shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Republikës sonë; dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme,”-shtoi në fjalën e tij Kurti.

Po ashtu, Kurti falenderoi presidentin Erdogan për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës.

“Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës. Një nga synimet tona kryesore si Qeveri e Republikës së Kosovës, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme”, tha Kurti.

Ndër të tjera, ai tha se Turqia ishte një nga partnerët kryesor ekonomik dhe tregtar i Kosovës.

“Kjo na gëzon, por nuk duhet të na mjaftojë. Le ta shfrytëzojmë aktualitetin e bashkëpunimit për ta arritur potencialitetin e madh të tij,”- tha kreu i Qeverisë së Kosovës. Ai gjithashtu ka thënë ai se Turqia do të bëjë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!