MENU
klinika

Zyrtarizoi partinë e re

Evi Kokalari nis lëvizjen ‘Konservatore’ nga Durrësi, më 4 mars

19.02.2023 - 20:07

Nga Durrësi, shqiptaro-amerikania Evi Kokalari duket se do të zyrtarizojë partinë e saj ‘Konservatorët’. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Kokalari njofton se takimi i parë publik do të mbahet më datë 4 mars në Durrës. Me sloganin ‘Shpëto Shqipërinë’ Kokalari u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.

“Shihemi në Durrës! 4 Mars, 16:30 – Hotel Adriatiku. Hyrja e lirë për të gjithë”, shkruan Kokalari.

Përmes partisë Konservatorët, Kokalari synon që të garojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025. Kokalari themeloi këtë parti pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe më pas u distancua nga Partia Demokratike.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin